[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama sapo ka ndërruar foton e profilit të tij në Facebook duke hequr “timonin” e anijes ndërkohë që ka vendosur një fotografi nga afër, në të cilën i duken të gjitha detajet e fytyrës. Ajo që vihet re ka të bëjë me një rikthim të mundshëm të problemit të qeseve nën sy të tij, gjë të cilën Rama e ka patur edhe më parë, por që e tejkaloi pas një ndërhyrjeje estetike, shkruan Albeu.com.
Diferenca në sytë e Ramës vërehet qartë në foton e dytë (të galerisë) ku zona e syve është tepër e pastër krahasuar me fotot e fundit të kryeministrit. Me sa duket fushata e ka lodhur shumë Ramën, por marrja e 74 mandatave dhe timonit vetëm, ndoshta ja ka vlejtur edhe për këtë sakrificë të vogël shëndetësore.