[sgmb id=”1″]
Partia Socialiste deri në këto momente është duke kryesuar në pjesën më të madhe të vendit dhe ka arritur të fitojë 74 mandate në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që PD ka fituar 41 mandate dhe LSI, bazuar në votat e grumbulluara, ka siguruar 20 mandate.
Duke parë këtë kryesim dhe epërsi ndaj partive të tjera, në mënyrë jozyrtare mësohet se Edi Rama ka nisur të mendojë seriozisht për disa nga emrat e qeverisë së re.
Burime pranë PS-së konfirmojnë për Marsela Karapançon se Rama mund të bëjë riemërimin e disa prej ministrave të qeverisë së kaluar, të cilët u shkarkuan pa përfunduar ende mandatin.
Rama ka nisur të bëjë një skicë të ministrave të rinj. Mund të kemi edhe riemërim të disa prej ministrave. Javën e ardhshme mund të ketë edhe lëvizje sa i përket ministrave teknikë. Nuk dihet nëse ministrat teknikë të Partisë Demokratike do të vijojnë në detyrë deri në shtator apo do të zëvendësohen përpara datës së dekretimit të Presidentit të ri, Ilir Meta”, – tha Marsela.