[sgmb id=”1″]
Pasi kryeministri Edi Rama e ka quajtur kryevepër të njerëzve të thjeshtë rezultatin e arritur deri në këtë fazë të numërimit për zgjedhjet në vend, qytetarët i janë “lëshuar” me një lumë komentesh.
Pas postimit të hartës së vendit ngjyrosur me ngjyrën e Rilindjes, ndjekësit e tij në FB kanë vërshuar me mori komentesh duke i dhënë bashkë me urimet edhe një sërë porosish.
Shumë syresh i kërkojnë “zhdukjen” e LSI dhe shkarkimin e presidentit të zgjedhur Meta, të tjerë ta çojë vendin aty ku e meriton si gjithë Evropa, dikush tjetër të hedhë sytë nga qytetet e lëna në harresë e kështu me radhë.