[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama mban sot fjalimin e tij të parë pas fitores që PS-së korri në zgjedhjet e 25 qershorit, duke siguruar kështu 74 mandate. Gjatë fjalimit Rama nuk ka harruar të falenderojë ekipet fituese ku edhe bënte pjesë ekipi i Vlorës.
“I dërgoj një puthje të madhe pa hatërmbetje të gjithë vlonjatëve dhe vlonjateve”.
Kujtojmë se Rama ishte kandidat për deputet në këtë qark për herën e dytë radhasi.