[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka postuar së fundmi një video ku paraqitet një vajzë e re e cila u bën thirrje të gjithë votueseve për herë të parë që të votojnë Partinë Socialiste. Por lidhur me këtë postim të Ramës, të shumtë janë qytetarë që i komentojnë.
Një nga ndjekësit ka dëgjuar videon ku vajza dëgjohet të thotë që se “Hera e parë duhet të jetë e e paharrueshme. Speciale! Duhet të jetë me personin e duhur…”, dhe i shkruan per kete fraze.
Qytetari: Lali Endri ti cfare kupton kurr thote zonjusha hera e pare duhet te jete me personin? Se ky kryetari juaj ma fshiu komentin mua ? ? ?
Rama: Claydee une nuk fshij komente se nuk e kam ate detyre, kjo faqe ka nje Roje te Etikes dhe kush shkruan mbrapshtira ketu, ne fillim i fshihet komenti pastaj percillet jashte! Kjo eshte faqe per miqte qe mund te kritikojne e te bejne humor sa e duan, edhe duke qene jovotues te mite, po ama kur kalohet limiti i lejuar e humbet e drejten e kesaj shoqerie ketu?
Ndërsa nga ana tjetër nje ndjekës i shkruan se të mos ketë shumë besim se do të fotojë me 25 Qershor, pasi varet nga vota e popullit.
Qytetari: Edo ms ke shum besim se nga ne varesh o trim
Rama: Justi, shkruaje shqipen mire he te keqen se je edhe burre me mjekerr e mustaqe
Qytetari: Ta di te vdes dhe ty nuk te votoj
Rama: Aman joooo, te rrosh 100 vjet se ketu jemi prape
“Tipa si këto nuk na duhen në PD. Merre thyeni qafën të dy”, shikoni si reagon Rama ndaj qytetarit
Kryeministri Edi Rama, poston vazhdimisht në rrjetin e tij social “Facebook”. Së fundmi kryeministri është vënë re të publikojë materiale video, ku qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, për shumë vite dëgjohet të thonë që kanë votuar për PD, por tashmë kanë pranuar se nuk do ta votojmë më këtë forcë politike.
Edhe sot Rama me anë të një postimi shkruan se: “Ja sa thjeshtë një demokrat denbabaden lezhian tregon pse do votojë Nr. ✌ ?? në 25 qershor ?”, duke i bashkëngjitur dhe një material video.
Lidhur mr këtë postim qytetarët kanë vijuar me një lum komentesh. Një ndër to i shkruan se persona si ky nuk i duhen PD dhe të thyejë qafën bashkë me të.
Por e menjëhershme ka qenë përgjigja nga ana e Ramës, i cili i shkruan që të bëjë kujdes me ato çfarë shkruan.
Qytetari: Te siguroj qe pas 4 vitesh te njejten gje do thoje edhe per ty Edo,tipat si kto nuk na duhen ne PD.mere ta kemi fal theni qafen te dy.
Rama: Gezim, qafen kujdes ti se filmoke veten duke i dhene Benzit, dhe ketu shkruaj me edukate se cadra asht myllun e nuk ka shume si puna jote qe votojne PD qorrazi✌️