[sgmb id=”1″]
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Vaun e Dejës në Shkodër. Burimet e “Panorama” thonë se i plagosur ka mbetur 23-vjeçari Fran Ndrecaj, nga fshati Manele.
Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në Spital. Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e ngjarjes, por Policia ka nisur hetimet.