Loading...

Pronari i Call Centerit kandidat për deputet tregon se si u bë i pasur, por gazetari e fëlliq…

[sgmb id=”1″]

Agron Shehaj, kandidati që kryeson listën e PD në Vlorë, është gjithashtu edhe biznesmeni që solli call center në Shqipëri. Në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, ai ka treguar se si arriti të krijonte një biznes të suksesshëm.

“Unë kam krijuar kompaninë në 2005, kur ka marrë qeverinë Berisha. Pata mundësinë të veproj i lirë që gjatë dy mandate vetë PD dhe gjatë mandatiti të Ramës. Fakti që u pasurova unë, nuk do të thotë se çdo gjë shkëlqen. Nuk kam marrë asnjë lekë nga politika. Unë punoj këtu dhe e shes punën në gjithë Europën. Nëse do të ishte luftë civile, nuk do të bëja këto që bëra”, tha Shehaj.

Shehaj iu përgjigj në studio edhe kritikave të bëra nga analisti Mentor Kikia, i cili i tha se nuk duhet të jetë krenar, pasi call center është një sektor që nuk paguhet mirë.

“Jam shumë krenar për këtë që kam bërë, gra vajza që e shohin si një mundësi për të punësuar. Call center është një mundësi e mirë për të nisur dhe që synon të shtrihet në fusha të tjera. Këta të rinjtë, po të ikin jashtë shtetit, janë të perfeksionuar për gjuhën italiane”, tha Shehaj. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com