Loading...

Pritet me cermoni dhe ovacione kreu i PD. Por fjalët e tij lënë vend për diskutim.

[sgmb id=”1″]

Pritje madhështore dhe dukshëm e organizuar paraprakisht, për kreun e PD Basha, në aeroportin e Rinasit.

Basha bëri thirrje për marshim drejt Republikës së re, teksa fliste me superlativa pozitive për përshtypjet nga takimi në SHBA.

Veç të tjerash Basha në pritje tha se Shtetet e Bashkuara janë aleati strategjik i vendit tone dhe mbështetja e tyre është e madhe për fitoren, sipas tij, në 25 qershor.

Takimi i kreut të PD në SHBA, është trajtuar gjerë e gjatë në media dy ditët e fundit. Madje në disa media specifike është lënë të nënkuptohet se ka ndikim të fortë të diplomacisë amerikane, në procesin elektoral në vend.

Ky lloj perceptimi mediatik, vetvetiu shkakton një pyetje. Po “sovrani” a ka peshë në vendimarrje?!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com