[sgmb id=”1″]
Bill Koner ka bërë 1,400 milje nga Luiziana për të takuar dikë special për të në Ditën e Baballarëve. Konor u filmua duke qarë teksa dëgjonte me stetoskop rrahjet e zemrës së vajzës së tij në kraharorin e Loumonth Jack Jr.
Kur babai i Abit takoi të riun, i cili mban zemrën e së bijës, pati mundësinë të dëgjonte zemrën e së bijës për herë të parë pas vdekjes. “Ajo është gjallë. Xheku është gjallë dhe ajo është gjallë. Është zemra e saj”-tha Koner.
Abi, 20 vjeç, vdiq pesë muaj më parë teksa u gjet pa ndjenja në një pishinë bashkë me të vëllain, në momentin që i gjetën ajo kishte pësuar një dëmtim në tru. 20-vjeçarja u mbajt në jetë nga mjekët vetëm për t’i marrë katër organe të cilat shpëtuan katër veta./shqiperiaime.al