[sgmb id=”1″]
Në mbrëmjen e së mërkurës policia ka vënë në pranga dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe është shpallur në kërkim drejtori Denis Malevi.
Të arrestuarit mësohet se janë, Dritan Geci dhe Milseva Mustafa.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se inspektorët akuzohen për korrupsion pasiv.
Policia lajmëron se arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë pasi dyshohet që inspektorët kanë dhënë leje dezinfektimi për disa subjekte, proces i cili nuk ka ndodhur.