[sgmb id=”1″]
Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa janë vendosur në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar.
Operacioni është zhvilluar në Viddalba, kurse kreu i bandës është shqiptari i arrestuar, i identifikuar si Viktor Stefanaj 45 vjeç, banues prej disa kohësh në atë zonë, pasi ishte martuar me një italiane dhe ka dy fëmijë. Banda furnizohej me heroinë, kokainë, hashash, marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe më pas shpërndahej në zonat kryesore të bregdetit të Sardenjës, Ligurias, Brescias në Itali, raporton Ansa. Për të mos rënë në sy, shqiptari merrej edhe me blegtori. Gjatë operacionit karabinierët sekuestruan dhe një sasi lënde narkotike.
Operacioni i policisë është koduar ‘Ati ynë’, pasi shqiptari falej që të mos kapej nga policia kur tranportonte lëndën narkotike me makinë. Rrjeti përbëhej nga 31 persona, ku 9 janë arrestuar dhe 22 ndiqen në gjendje të lirë. Policia ka ndërmarrë operacionin pas rreth dy vitesh përgjime.