[sgmb id=”1″]
Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ka qenë vetë Vasili i cili përmes një njoftimi shpërndarë për mediat, ka njoftuar vendimin e tij.
Vasili është shprehur se largohet nga drejtimi i LSI për t’i hapur rrugë riorganizimit të kësaj force politike.
Të mërkurën mblidhet Konventa Zgjedhore e LSI.
Kjo levizje vjen pas rezultatit te LSI ne zgjedhjet e 25 qershorit. Burimet thane per “Panorama” se doreheqja behet per t’i hapur rrugen ristrukturimit te LSI.
Nga zyra e shtypit e LSI lajmerohet se Vasili do te dale ne nje komunikim me gazetaret ne oren 14:00.
Burime nga LSI konfirmojnë se pritet që Monika Kryemadhi të kandidojë për kryetare.