[sgmb id=”1″]
Përplasja fillimisht ka nisur si debat dhe ka përfunduar në një sherr me grushte.
Një tjetër përplasje mësohet se ka ndodhur mes simpatizantëve të LSI-së dhe PS-së. Ngjarja këtë herë ka ndodhur në Durrës, dhe në këtë sherr është përfshirë edhe djali i një ministri.
Sherri ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit, shumë pranë Pallatit të Kulturës. Shkruan Cytinews.al
Pjesë e këtij sherri mësohet se është bërë djali i Lefter Kokës, deputetit dhe ministër i LSI, Arbër Koka me grupin e tij dhe ish drejtori i AKU, Afrim Baka, me grupin e PS.
Kjo nuk është përplasja e parë që ndodh mes grupeve të PS dhe LSI. Pak ditë më parë sherre me grushte kanë ndodhur edhe në Elbasan, Kuçovë.