[sgmb id=”1″]
Pas takimit me Edi Ramën në vilën qeveritare në Durrës, Fatos Nano është kthyer sërish në vëmendjen mediatike, ndërsa e ka komentuar këtë takim i kontaktuar nga Balkanweb.
“Nuk është cështje timoni, por destinacioni”, është shprehur Nano duke iu referuar frazës së shumëpërdorur nga Rama kohët e fundit, për qeverisjen e vendit me një timon. Pa dhënë shumë komente, Nano ka përdorur sërish frzën e Ramës, kur ka pohuar se: “Nuk keni parë gjë akoma”.
Kreu i socialistëve Edi Rama ka gjetur kohë për një takim relativisht të gjatë me ish-kryetarin e PS, Fatos Nano.
Sipas burimeve të Balkanweb, Nano është parë të hyjë pasditen e sotmerreth orës 17:30 në vilën qeveritare në Durrës ku duket se ka qëndruar për më shumë se 2 orë me Edi Ramën. Më pas, Rama është kthyer në Tiranë, ndërsa Nano i shoqëruar nga Skeretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaci është drejtuar për në Golem.
Nuk dihet cfarë është diskutuar mes tyre, megjithatë kjo nuk është hera e parë që Rama dhe Nano takohen të bisedojnë larg vëmendjes mediatike.