[sgmb id=”1″]
jo fushatë elektorale mund të mbahet mend kollaj si njëra ndër më “produktivet” përsa i përket fjalorit të përdorur, metaforës dhe shprehjeve që politikanët kanë përdorur kundër njëri- tjetrit.
Kryeministri përshembull ka përdorur një sërë metaforash për të goditur kundërshtarët, “qeverisje me nje timon”, “tepsia”, “Romeo e Zhuljeta” e plot të tjera. Prapa nuk ka mbetur as Lulzim Basha, i cili ka përdorur terma kundër Ramës dhe LSI-së, por ndryshe nga shprehjet e kryeministrit dhe liderit të opozitës, një të tillë ka “shpikur” dhe ish lideri historik i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ilir Meta do të mbahet mend këtë fushatë elektorale për “Tomin dhe Xherrin” por edhe për një shprehje që ai ka përdorur së fundmi, që i bën thirrje qytetarëve me gjuhën e të rinjve.
Ashtu si shprehja e tij mëse e njohur “Me qetësi dhe dashuri”, Ilir Meta ka artikuluar një tjetër të “fortë” që ka “zënë” dhe rrjetet sociale. Meta tha këtë të mërkurë nga Berati shprehjen:
“LSI forcë e parë, LSI forcë e paparë”