[sgmb id=”1″]
Ajo tha se ka marrë pjesë në disa aksione të vështira.
Rezarta ka thënë se nuk është e lodhshme, por ndonjëherë e sikletshme të punosh mes meshkujve
“Di të them që duhet të jesh shumë e kujdesshme ndaj detajeve, dhe të jesh e vetmja mes burrave normale që ndihesh edhe e privilegjuar. Duhet të kesh një mënyrë komunikimi perfekt, sepse aty është i rëndësishëm komunikimi”.
Oficerja e RENEA-s, Hoxha deklaroi se gjatë aksioneve detyrat janë të ndara, ajo merr pjesë njësoj si kolegët e saj që janë të gjithë meshkuj. Ndërkohë rreth një muaj më parë Rezarta ka marrë një detyrë të re, e para kjo për një vajzë.
Ajo është negociatorja e parë femër në Shqipëri dhe diçka e tillë është quajtur si një thyerje tabuje. Gjithashtu burime për Express kanë bërë të ditur se ky sektor ka qenë një nga synimet kryesore të Rezartës, të cilin tashmë e ka arritur.