Loading...

“Nuk punoja sot me Manjanin”, ish ministri i LSI-së i nxjerr 4 sekretet qeverisë ‘Rama’.

[sgmb id=”1″]

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës, të bëra ditën e sotme në një intervistë në emisionin në syri.net

Rama tha se ministri më i keq i tij, kishte qenë Manjani, duke shtuar se ai nuk kishte të bënte fare me postin e tij. Pas këtyre deklaratave të Ramës ka reaguar edhe vetë Manjani. 

“Atëherë: 

1. Pa dyshim që nuk isha ministri i duhur për qeverinë e hashashit. Në këtë pikë jam dakord me Kryeministrin. Ai vetëm te droga dhe tek koncesionet e kishte mendjen, ndërsa unë tek ligjshmëria e qeverisë. Pra dallim shumë i madh. 

2. Pa dyshim që nuk kisha asnjë iluzion se Edi Rama kishte ndryshuar nga sa e njoha në PS. Por edhe unë vendosa ti jap vetes një shans që të kontribuoj nga brenda dhe jo vetëm duke kritikuar nga jashtë! Shans të cilin e shfrytëzova sepse e pashë me sytë e mi shkeljen e ligjit në pushtet! 

3. Sa për shansin që më paska dhënë ai, ja fut kot sigurisht! Zgjedhja ime aty ishte vendim i Ilir Metës dhe e LSI dhe jo i Edi Ramës! Ky i fundit vetëm firmosi letrën për në Presidencë. E kundërta është e vërtetë, futja ime në kabinet madje edhe dalja nga kabineti ishte për ti dhënë shans qeverisë së koalicionit, të cilën siç edhe e pamë e shkatërroi vetë Rama! 

4. Se fundi të gjithë ministrat e LSI kanë shprehur rezerva të thella për qeverinë dhe vendimmarrjen e saj. Në disa raste prej tyre, ka edhe deklarata publike shumë më të forta se qëndrimet e mia parimore. Kryeministri do ta bëjë personale me mua. Është i mirëseardhur! Ja fillojmë nga ta dojë ai…”, është shprehur ish-ministri Ylli Manjani.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com