Loading...

Nuk do e besoni, ja si e mbyll Rama fushatën, e krahason veten me …

[sgmb id=”1″]

Kryesocialisti Edi Rama përmbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e së dielës në Vlorë, qytetin ku ai kandidon për deputetë.

Duke lartësuar vlerat historike të këtij qyteti, Rama shprehu falënderime që u zgjodh në 2013-ën deputet i këtij qarku. Këtu, ai ngre veten në piedestal duke u krahasuar me Ismail Qemalin. “U zgjodha deputet këtu dhe u bëra i dyti kryeministër i Vlorës pas Ismail Qemalit. Kurrë nuk lahem dot me ju për nderin që më keni bërë”, tha Rama gjatë fjalës së tij në miting.

Ajo që ra në sy në këtë miting përmbyllës të fushatës, ishte nisja e tij me himnin kombëtar. Po ashtu, mbështetësit brohorisnin në kor “Shqipëri-Shqipëri”, thirrje që jemi mësuar t’i dëgjojmë kur mbështetim kombëtaren tonë të futbollit në përballjet e saj në fushën e gjelbër. Shoqëruar edhe me këngën e fushatës së Partisë Socialiste “This One’s for you Albania”, gjithçka të jepte panoramën e një ndeshje futbolli.

Rama nuk ndali akuzat ndaj kundërshtarëve të tij politik duke u ndaluar tek LSI-ja me të cilën bashkëqeverisi për 4 vjet.

“Dua t’i kërkoj falje çdo qytetari të Vlorës për çdo abuzim me ju në zyrat e shtetit. Nëse ka një gjë që më bën t’më vijë zor përpara jush në këto 44 muaj, është marrja me mend e rasteve të panumërta çdo ditë të sjelljeve të këqija ndaj njerëzve të zakonshëm në zyrat e administratës shtetërore. Shqipëria që kemi në zyrat e shërbimeve për qytetarët, nuk është Shqipëria që duam. Është një Shqipëri e vjetër, e lodhshme për njeriun që kërkon një hipotekë,. Një dokument, dhe merr mbrapsht një nëpërkëmbje që duhet të marrë fund më 25 qershor”, tha ai. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com