[sgmb id=”1″]
Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi grabitën një dyqan. I arrestuari është A.B. 17 vjeç, banues në fshatin Baltëz, ndërsa në kërkim është V.K. 23 vjeç, banues në fshatin Drizë, në Fier.
Sipas policisë, dy personat në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë thyer xhamin e derës së dyqanit të shtetasit B.S në lagjen “16 Prilli” Fier, dhe kanë marrë rreth 300 mijë lekë të vjetra.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.