[sgmb id=”1″]
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ku vëllai ka tentuar ta vrasë vëllanë në Durrës.
Policia bën me dije se rreth orës 03:40, në lagjen Nr.8, në banesë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta Arian Veteriku 33 vjeç, ka tentuar të vrasë me thikë vëllanë e tij, E.V. 39 vjeç.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa nga se bëhet e ditur paraprakisht, dy vëllezërit në momentin e konfliktit kanë qenë në gjendje të dehur.
Me të marrë njoftim menjëherë u ngrit grupi hetimor, i cili kreu veprimet para hetimore, këqyrur vendin e ngjarjes, sekuestruar provat materiale dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.
Në lidhje me këtë ngjarje, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare”.