Loading...

Nëna e një prej fëmijëve të plagosur në pishinë denoncon me foto, çfarë ndodhi.

[sgmb id=”1″]

Thyerja e dërrasës së trampolinës në një nga pishinat në kryeqytet ku u plagosën 7 fëmijë ka sjellë dhe reagimin e një prindi, që cili ka patur fëmijën e plagosur.

Ardeta Koçi ka postuar foton e djalit të saj, i cili është plagosur ditën e sotme. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo tregon se çfarë ndodhi në të vërtetë ditën e sotme.

Statusi :

Kështu ishte 1 Qershori jonë sot. Mund të kishte vajtur dhe më keq, por falë Zotit me kaq, për tim bir dhe për shokët e tij të klasës por, nuk mund të them që paten të njëjtin fat edhe femijët e tjerë, tre nga të cilët i pashë me fraktura, të dëmtuar rëndë në gjunjë, këmbë apo kokë. E gjitha kjo, të dashur, ndodhi tek Kompleksi “Eklips”.

Një pyetje kam për të ashtequajturit “gazetarë”. A do ta transmetonit lajmin ashtu sic ishte, nëse njeri nga ata, do të ishte femija juaj??? Ku e mbani “etikën” kur e ushtroni këtë profesion? Përse e fshihni dhe e deformoni të vërtetën? Përse profesioni juaj po degjenerohet dita-ditës?

Nëse ju e bëni punen tuaj siç duhet, mund të shmangim shumë ngjarje të tilla, të cilat mund të jenë fatale, falë deformimeve dhe interesave tuaja. Nëse ju do ishit të drejtë, shumë biznese sot, do merrnin masa për të rritur sigurinë në ambjentet e tyre.

Nuk mund të luani me jetët e të tjerëve, të paktën jo ju. Nuk e di çdo t’i thonit prindërve të vajzes që rrezikonte t’i vendosej aparat në gju, vetëm 14 vjec 🙁 Përse??? Nëse nuk keni etikë të pakten kini pak ndërgjegje, pak shpirt…

Nuk kam më fjalë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com