[sgmb id=”1″]
Temperaturat e larta kanë përfshirë gjithe vendin duke sjellë problemet e para në mungesën e ujit të pijshëm apo aktivizimin e emergjencave civile për zjarret që mund të përfshijnë vendin.
Këtë fundjavë pritet që temperaturat të kapin vlerën e 40 gradë celcius, çka lajmëron për muaj të nxehtë që na presin në vijim.Por javën që vjen, duke filluar nga e hëna, pritet të ketë rreshje lokale shiu, duke bërë që temperaturat të ulen ndjeshëm me 10 gradë celcius.
Deri në fillimin e javës tjetër, do të na duhet që gjatë fundjavës të marrim masat për të përballuar të nxehtin përvëlues të ditëve të fundit të qershorit.