[sgmb id=”1″]
Banka e Shqipërisë miratoi e serisë së re të kartëmonedhave të qarkullimit. Në mbledhjen e radhës, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës miratoi vizatimet e përmirësuara të kartëmonedhave që janë aktualisht në qarkullim. Sipas njoftimit, seria e re e kartëmonedhave do të ruajë të njëjtën tematikë si ajo aktuale, por do të vijë te publiku e përmirësuar si në pikëpamjen vizuale ashtu edhe në atë të elementeve të sigurisë.
“Në bazë të këtij vendimi, do të shtypen kartëmonedhat me prerje 200 lekë dhe 5000 lekë sipas konfigurimeve të reja të rezultuara nga procesi i përmirësimit të vizatimeve dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave,” thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
Kartëmonedhat me vizatime dhe elemente sigurie të përmirësuara, parashikohet të jenë në qarkullim, duke nisur prej fillimit të vitit 2019.
Paralelisht me këtë vendim Këshilli Mbikqyrës i bankës miratoi edhe disa ndryshime në rregulloren “Për përcaktimin e nivelit të vendimmarrjes në mbikëqyrjen e veprimtarive bankare dhe financiare”
Sipas BSH, rishikimi i rregullores erdhi si nevojë e përshtatjes së saj me dispozitat e ligjit të ri dhe të akteve të reja rregullative të mbikëqyrjes për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, me qëllim përfshirjen e proceseve të reja licencuese dhe mbikëqyrëse në anekset që sigurojnë delegimin e kompetencave për këto subjekte.