[sgmb id=”1″]
Numërimi i kutive të reja në Shkodër ka sjellë ndryshime në favor të Partisë Demokratike. PD ka kaluar forcë e parë në këtë qark.
Sipas projeksioneve, referuar trendit të votave të numëruara deri më tani, PD merr 5 mandate, PS 4, ndërsa LSI dhe PSD marrin nga 1 mandat secila.
Rezultati për 231 kuti të numëruara nga 421 kuti në total:
PD – 22,224 vota;
PS – 22,103 vota;
LSI – 7,095 vota;
PSD – 6,378 vota.