Loading...

‘Mosmirënjohës’, Rama reagon ndaj akuzave të Metës: Mos harro që të bëra President!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama komentoi deklaratat e ish kreut të LSI dhe presidentit të zgjedhur të Republikës, i cili e cilësoi Ramën si karagjoz dhe mosmirënjohës.

Rama tha se Meta nuk duhet të harrojë votën që i dhanë gjithë deputetët për t’u bërë president i Republikës.

“Meta të mos harrojë votën që i dhanë gjithë deputetët socialistë për t’u bërë president. Ka jetë edhe mbas fushatës dhe është shumë e rëndësishme që kur flitet për vlera morale të mos harrojmë atë që vjen më pas. Nuk jam unë që po bëj fushatë me këtë lloj fjalori dhe meqë ju e përsëritët është e padrejtë për ata që i kanë dhënë votën atij. Ne e votuam te gjithë, kështu që nuk ka arsye që të na thotë mosmirënjohës”, tha Rama në emisionin “Studio e Hapur”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com