[sgmb id=”1″]
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të fortë kreut të PD-së Lulzim Basha nga mitingu i Tiranes ne sheshin “Nene Tereza”.
“Asnjë udhëheqës i PS nuk është ndeshur më fort se unë me Sali Berishën, kur të tjerët linin shtetin dhe ia fusnin vrapit pyjeve dhe maleve për t’u fshehur në Maqedoni dhe linin vendin në duart e demokratëve të Mamurrasit të Berishës, Meta i ka treguar vendin atij kur ka prekur institucionet.
Kam një mesazh edhe për Lulin dhe shpresoj ta dëgjojë mirë. S’i gënjen dot ti demokratët dhe s’e blen dot ti shpirtin e demokratëve duke thënë triskat e LSI se i fiton votat me vende pune. Jo Lul Basha, ti s’i ke humbur votat e PD për shkak se ke humbur vendet e punës, unë i njoh mirë demokratët dhe kam bashkëpunuar si burrat me ata dhe jo në errësirë. I mirë, i keq Sali Berisha, secili ka mendimin e tij, por demokratët ishin mësuar të kishin lider me karakter dhe nuk duan një lider vetëm me stomak”, tha Meta.