[sgmb id=”1″]
Partia Socialiste po fiton zgjedhjet parlamentare, të mbajtura të dielën, në Shqipëri, duke fituar rreth 50 përqind të votave. Kështu raporton sot Sputnik, duke analizuar të dhënat e para nga numërimi, pas zgjedhjeve të djeshme në vendin tonë, sipas të cilës, fitorja e Ramës vjen pas bojkotit të zgjedhësve.
Sipas KQZ, Partia Demokratike ka fituar rreth 27 përqind të votave. Gjithsej 18 parti po marrin pjesë në zgjedhje, me mbi 3 milionë votues të regjistruar dhe 5.300 vendvotime të ngritura në të gjithë vendin.
Pjesëmarrja në votime ishte më e ulta për 25 vitet e fundit, pasi vetëm 45 përqind e votuesve të regjistruar shkuan në qendrat e votimit. Shkelje të shumta janë raportuar gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
“Vëzhguesit thonë se një pjesëmarrje e tillë e ulët mund të jetë shkaktuar për shkak të festës së Bajramit, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, si dhe moti jashtëzakonshëm i nxehtë në Shqipëri”-shkruan media ruse.
Sipas njoftimeve, gjatë zgjedhjeve janë regjistruar shkelje të shumta. Një parti politike duhet të fitojë 3 përqind për të hyrë në parlamentin me një dhomë me 140 vende, ndërsa një koalicion kërkon të paktën 5 përqind të votave.