Loading...

Mediat e huaja: Ilir Meta mund të jetë prapë ai që vendos!

[sgmb id=”1″]

Zgjedhjet parlamentare të në Shqipëri janë pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Shtypi botëror ka vënë një shenjë barazimi mes zgjedhjeve dhe të ardhmes europiane te vendit. Euronews e hap artikullin per shqiperine me titullin, “Europa po shikon Shqipërinëë që voton”

Euroneës thekson shpresën e kryeminsitrit Edi Rama për të siguruar shumicën i vetëm në mënyrë që të nxisë reformat jetike në gjyqesor, të cilat do t’i hapin rrugën Shqipërisë drejt Brukselit. Sipas Euroneës, rreziku qëndron në faktin se presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta mund të mbajë sërish rolin e atij që do të vendosë.Washington Post nënvizon marrëveshjen e dy partive të mëdha PS-PD si paraprijëse të zgjedhjeve parlamentare, por ndalet të theksojë se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është çelësi për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Edhe Associated Press shkruan se partitë e mëdha u detyruan të lënë pas çdo ndasi për të çuar vendin drejt Bashkimit Europian. Për Deutche Ëelle zgjedhjet e së dielës vijne nga një atmosferë fushate që nuk i përngjan asnjë fushatë të kaluar. Mediat italiane përsërisin kërkesat e kryeministrit shqiptar për të marrë një shumicë të fortë që do të vendose për të ardhmen europiane të vendit. Sipas Ilsole24 Ore, nuk është i përjashtuar formimi i një koalicioni të madh qeverisës me të djathtën, i cili do t’i sigurojë më në fund Shqipërisë, një vend në Bashkimin Europian.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com