[sgmb id=”1″]
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mendon se në humbjen e sotme përballë Luksemburgut ndikoi dhe arbitri i cili nuk akordoi penallti për kuqezinjtë.
Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tha se skuadrës i mungon agresiviteti i mëparshëm dhe jo taktika.
Për rënien e kombëtares
“Duhet të kthehemi siç ishim dikur, agresivë me lojën tonë, nuk duhet të merremi me taktikën por duhet të vrapojmë sepse kjo na mungon në fushë.”
Për humbjen në Luksemburg
“Kishim mundësi të kalonim në avantazh, por dhe pak arbitri na prishi punë sepse nga dy penallti njërën duhet ta jepte. Megjithatë faji është i joni sepse hëngrëm dy gola pak si keq. Tani duhet të mendojmë për Izraelin sepse ajo është ndeshje e rëndësishme dhe jo kjo e sotmja.”
Për reagimin e De Biazit pas ndeshjes
“Akoma s’na ka folur, besoj që do flasim në hotel dhe do t’i analizojmë të gjitha.”
Për dëshirën e lojtarëve
“Dëshirën e kanë të gjithë lojtarët, nuk mungon dëshira dhe entuziazmi. Na mungon agresiviteti që të jemi në fushë si shqiptarë të vërtetë.”
Për skemat e provuara
“Besoj se janë zgjedhjet e trajnerit, por ne kemi bërë mirë me 4-1-4-1 dhe besoj do i analizojmë të gjitha në mënyrë që në Izrael të shkojmë me formacionin më të mirë të mundshëm.”
Për mungesën e një lideri
“Ndoshta mungon, ndoshta s’mungon. Skuadra është e mirë dhe kompakte. Thjesht duhet të kemi mentalitetin që kishim në Francë, kjo na mungon.”