[sgmb id=”1″]
Një makinë-bombë shpërtheu para një banke në jug të Afganistanit, duke vrarë së paku 20 veta.
Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Helmand, Omar Zwak, tha se mbi 50 veta të tjerë janë plagosur nga sulmi në kryeqytetin e provincës, Lashkar Gah.
Viktimat përfshijnë civilë, stafin e Bankës së Re dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë, shkruan “BBC”.
Sulmi u pasua me të shtëna me armë zjarri në drejtim të bankës, tha Mohammad Karim Atal, anëtar i këshillit provincial të Helmandit.
Përgjegjësinë për të nuk e mori ende asnjë grup, por dyshimet bien mbi militantët talibanë ose ata të Shtetit Islamik.