Loading...

LEONARD BEQIRI, KANDIDATI PËR DEPUTET NË VLORËN E TIJ, MBËSHTETJE NGA SHBA DHE BE. GARANCI PËR INVESTIME NË QYTETIN BREGDETAR!

[sgmb id=”1″]

Leonard Beqiri kandidati për deputet për qarkun e Vlorës ka mbështetjen amerikane për të qënë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë. Zgjedhjet që zhvillohen më 25 qershor pritet të rezultojnë pozitive dhe një sukses për Beqirin, i cili është te Vox Dei Universität Professor nderi ndërsa te Misioni Diplomatik American Konsull Nderi për vendet e Beneluxit dhe Gjermanisë.

Këto institucione të rëndësishme dhe me peshë kanë shprehur mbështetjen për kandidatin për deputet të PSD në qarkun e Vlorës Leonard Beqiri. I cili gjithashtu ditë pas dite ka fituar dhe mbështetjen e qytetarëve vlonjatë që shohin tek Beqiri njeriun që do ti përfaqësojë denjësisht në Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht cilën parti përfaqëson. Duke i dhënë mbështetje nga të gjithë krahët politikë dhe të paangazhuarit politikë. Njëherësh kjo mbështetje nga qytetarët e Vlorës por dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, janë një garanci për investime ne qytetin bregdetar, investime për të cilat ka nevojë vendlindja e Beqirit.

Po kush është Leonard Beqiri, cila është karriera e tij politike, dhe sidomos profesionale, ku ka qënë kontributi i tij brenda dhe jashtë vendit.

Reklama

Leonard Beqiri është një djalë nga Vlora që ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe që në moshën 23 vjeçare është emëruar Komandant i Batalionit të Morinës, batalioni më i madh në Shqipërinë e kohës… Në vitin 1992, pas ndryshimeve që ndodhën në vend u largua për në Gjermani. Atje u vendos dhe me ambicie të mëdha iu fut shkollës së administrim biznesit. Falë rezultateve mbresëlënëse arriti të siguronte bursë në Kaliforni dhe u laurua në Fox University, në degën e Administrim Biznesit.

Pa u ndalur Leonardi ndoqi Universitetin Katolik Anglikan të Floridës duke doktoruar në politikat ndërkombëtare, duke u vlerësuar si profesor nderi i këtij universiteti. Leonardi sot është profesor bashkëpunues në Universitetin Albizu me qendër në Amerikë si dhe konsull nderi dhe komisioner i Lartë i Paqes i misionit diplomatik. Të gjitha këto tituj janë dhe i gjithë ky aktivitet i tij është lehtësisht i aksesueshëm në internet, mjafton të kërkoni në google me emrin Leonard Beqiri.

Po cili ishte aktiviteti politik i Leonard Beqirit?

Pas mbarimit të studimeve dhe kualifikimeve Leonard Beqiri u vendos në qytetin e AAchhen në Gjermani. U ingranua me shpejtësi në jetën politike të qytetit duke u bërë pjesë e Partisë Social Demokrate gjermane që nga viti 2005.

Në vitin 2006 u zgjodh anëtar i kryesisë së SPD në Ost Verrain AAchen. Leonard Beqiri nga ana tjetër, në vendin e tij në Shqipëri, është një themelues i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim; organizator dhe kryetar i LSI në Diasporë deri në vitin 2009 me marrjen e detyrës si zv.ministër. Nën kujdesin e zotit Beqiri ka bërë takime me nivelet më të larta të qeverisë gjermane dhe më gjërë. Nën kujdesin e tij janë zhvilluar dy kongrese të diasporës së LSI, ku më i rëndësishme ishte ai i dyti që u mbajt në sallën e Eurogress AAchen, sallë e njohur për dhënien e çmimit Karli i madh, një çmim Oscar në politikë.

Në këtë Kongres morën pjesë shqiptarë në të gjitha vendet e Europës, që nga Italia e deri në Norvegji, si dhe një delegacion prej 50 vetësh nga Tirana, kryesuar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Kongresi u përshëndet nga ministrja e shëndetsisë gjermane Ulla Schmid, sot zëvëndespresidente e Bundestagut si edhe përfaqësues të landit NRË. Në takim mori pjesë edhe Martin Schulz, ish President i Parlamentit Europian sot kandidat për Bundeskancelar nga SPD. I gjithë ky organizim si dhe dhjetëra takime të tjera të Ilir Metës nën shoqërinë edhe të politikanëve të tjerë janë kontribut i raporteve politike dhe personale të zotit Leonard Beqiri që jetonte dhe punonte në Gjermani prej 20 vitesh…Njëherësh lobingu i Beqirit, në momentin kur u ndryshua Kushtetuta në vitin 2008 bëri efekt tek Martin Schultz, ndryshime që rezultuan shumë të dëmshme për të ardhmen e vendit.

Shultz, sot kandidat për kancelar i Gjermanisë, thotë: “ Sali Berisha dhe Edi Rama po bëjnë ndryshime në Kushtetutë me qëllim që të godasin mikun tonë Ilir Meta”, një dekleratë kjo tepër e fortë dhe e drejtëpërdrejtë në mbështetje të Metës. Ku njeriu që garantoi gjithë këtë mbështetje ishte Leonard Beqiri. Dhe ishin pikërisht këto raporte të shkëlqyera rë Beqirit me Shulz dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë që i garantuar Metës rrugën e hapur për tetë vite në pushtet, katër me Berishën dhe më pas katër të tjera me Edi Ramën. Kontribut të cilin Meta ia përktheu në përndjekje. Dhe tashmë dihet mbështetja ndërkombëtare për Metën, që është zero.

Ndërkohë që vetë Leonard Beqiri ka vendosur që këtë mbështetje që ka nga partnerët ndërkombëtarë ta kanalizojë në mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë, për shtetin shqiptar. Duke kontribuar fort në Kuvendin e Shqipërisë, ku gjasat janë për një fitore të sigurtë në Vlorë dhe marrjen e mandatit të deputetit nga votat e vlonjatëve që do të mbështesin djalin e tyre.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com