Loading...

Kush e ruante biznesmenin? Erdhi nga Franca pak ditë para atentatit.

[sgmb id=”1″]

Për shkak të problemeve që kishte me biznesin, por edhe përplasjet me armë ku u përfshinë njerëzit e tij më të afërt, e detyruan biznesmenin Tofik Hyka që të largohej nga Shqipëria, shkruan “Panorama”.

Para disa vitesh ai është larguar bashkë me familjen, duke u vendosur në Francë, ku edhe jetojnë momentalisht. Hyka është baba i tre fëmijëve, dy vajzave 28 e 25 vjeçe dhe i një djali 23 vjeç.

Fëmijët e tij kanë kryer studimet në universitetet më të mira franceze dhe kanë vazhduar karrierën e tyre atje. Ndërsa vetë 56-vjeçari herë pas here kthehej në Shqipëri, për t’u marrë me bizneset që vijon t’i ketë aktive.

Për të njëjtën arsye kishte mbërritur në Tiranë edhe disa ditë më parë dhe do të ikte sërish brenda kësaj jave. Ndërsa në Shqipëri nuk ndodheshin asnjë prej familjarëve të tij. Ky fakt u vu re edhe dje pas ngjarjes, pasi në Spitalin e Traumës, ku ai vijon të marrë mjekim pas plagosjes, ndodhej vetëm motra e tij.

Ndërsa më vonë në spital shkuan edhe disa kushërinj që ndodhen në rrethinat e kryeqytetit. Mësohet se familjarët e tij janë lajmëruar për atë që ka ndodhur dhe pritet që të mbërrijnë sot.

Burime nga Policia thanë se dëshmia e bashkëshortes, vajzave apo edhe djalit të Hykës pritet të jetë me rëndësi për grupin hetimor. Si personat më të afërt të biznesmenit, ata mund të kenë dijeni për ndonjë kërcënim konkret apo ndonjë problem që sipas tyre mund të ketë sjellë atentatin e djeshëm në Tiranë. Burimet thanë se deri tani ende nuk është marrë në pyetje asnjë familjar i Hykës, edhe për arsye se nuk ndodhen në Shqipëri.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com