Loading...

Kush diskutohet se do i rrëmbejë karrigen Metës?

[sgmb id=”1″]

Ky informacion vjen nga Report Tv gjatë paradites së sotme, ku thuhet se Ruçi është figura që përflitet më shumë për këtë pozicion në krye të dikasterit ligjvënës.

Meta lirohet nga ky post pas krijimit të qeverisë së re, ndërsa më 24 korrik, ai pritet të marrë një tjetër post drejtues, si President i Republikës, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Bujar Nishanit.

Gramoz Ruçi, është personi më i përfolur i momentit, si kandidatura e mundshme që do t’i zerë vendin Ilir Metës, si kryetar Kuvendi.

Nga ana tjetër, kjo lëvizje shihet edhe me mjaft interes nga publiku, pasi Ruçi ka qenë një nga kritikët më të fortë gjatë fushatës elektorale të Ilir Metës.

Pas deklaratës së Metës se nuk do të dekretojë qeverinë e re nëse konstatohet se zgjedhjet janë vjedhur, Ruçi reagoi nga Fieri dhe tha se do të jetë ai i pari që do të firmosë shkarkimin e tij si president.

“Ilir Meta ka qenë një politikan që i ka provuar të gjitha postet politike drejtuese, por mund të jetë edhe i pari që do të provojë shkarkimin. Unë i pari do të hedh firmën për këtë”, pati deklaruar Ruçi pak ditë para zgjedhjeve.

Ky informacion nuk është zyrtar dhe mbetet ende në kuadër të zërave mes gazetarëve, nëse kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi do të jetë personi që do të drejtojë pas 9 shtatorit seancat plenare në Kuvend.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com