Loading...

Kostoja marramëndëse e Bashkisë së Tiranës për koncertin në sheshin ”Skënderbej”

[sgmb id=”1″]

Inagurimi i sheshit “Skënderbej” mbrëmë në Tiranë u përcoll live në disa televizione dhe kishte pjesëmarrës të shumtë. Ajo që ra në sy ishte spektakli i organizuar nga Bashkia e Tiranës, vetëm që gjithçka të dukej madhështore dhe s’kishte si të dukej ndryshe nën gjithë atë ndriçim.

Sot Lulzim Basha teksa ishte në një takim elektoral në Libofshë, ka zbuluar edhe shifrën stratosferike të shpenzuar nga Erion Veliaj për inaugurimin e sheshit.

Shfaqja e djeshme me fishekzjarre ka kushtuar midis 200 dhe 400 mijë euro, sipas ekspertëve” u shpreh Lulzim Basha.

Një shumë goxha e madhe në fakt duke llogaritur që qindra shqiptarë janë futur në burg së fundmi vetëm nga pamundësia për të paguar faturat e energjisë, ndërkohë që kryetari i bashkisë shpenzon kaq shumë vetëm për show.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com