Loading...

Kosova votoi.Por kush do qeverisë tani?

[sgmb id=”1″]

Kosova votoi ditën e djeshme dhe vendosi për koalicionin dhe qeverinë e ardhshme që do të jetë në krye të vendit. Nga 91% e votave të numëruara, Koalicioni PAN, doli i pari në zgjedhje. 42% nga 1.9 milionë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Koalicioni i PDK-AAK-Nisma, me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj ka fituar 34.6 për qind të votave. Surprizë e këtyre zgjedhjeve ishte Vetëvendosje!, e cila u rendit e dyta sa it takon numrit të votuesve.

Presidenti aktual, Hashim Thaçi ka folur për Deutche Welle në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët dhe veçanërisht me Serbinë, pas krijimit të qeverisë së re me në krye Haradinajn,  kokën e së cilit Serbia e kërkoi në Francë.

“Do të dialogojmë me Serbinë në nivel Presidencial për të arritur marrëdhënien e fqinjësisë së mirë.  Dialogu do të ngrihet në nivel ndërkombëtar. Kjo është një marrëveshje që çon në bashkëpunim e normalizim”, – tha Thaçi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com