[sgmb id=”1″]
Edi Rama ka shpërndarë një video për fushatë sot ku luan rolin e ‘policit’ që i vendos gjoba qytetarit për thyerje rregullash me makinën.
Kjo e përdorur për fushatë nga Rama për të promovuar punën e policisë së pakorruptuar, por ka hasur në kundërshtim me komentuesit të cilët nuk kanë përtuar ta akuzojnë atë:
Komentuesja: Nje rast i paster i shkeljes se ligjit per perfshirjen e punonjesve dhe mjeteve te administrates publike ne fushate elektorale. Makinat e policise jane blere, funksionojne dhe mirembahen me taksat tona dhe sduhet kurrsesi te perdoren per propaganda elektorale. Nje tjeter shkelje eshte perdorimi i mjeteve te forcave te armatosura dhe shenjave e sinjaleve dalluese nga nje civil. Por nuk zhgenjen kurre kryeministri jone ne nje dicka te vetme, ne mos respektimin e ligjit. Edvin, ske mend ti per kryeminister, as per polic. Ti je per karagjoz ne tavolina nen efekt alkoli!
Ndërsa nuk ka vonuar përgjigjja e kryeministrit Rama, ku shikohet se si ofendon një komentuese të tij apo dhe një femër e cila shpreh mendimin e saj si qytetare.