Loading...

Kandidatet për deputete Vilmo Bello dhe Elona Hodaj në vijimësi të takimeve elektorale u ndalën në zonën e Ish-Serave aty ku është zbatuar projekti pilot me banorët e rajonit 5.

[sgmb id=”1″]

Kandidatet për deputete Vilmo Bello dhe Elona Hodaj në vijimësi të takimeve elektorale u ndalën në zonën e Ish-Serave aty ku është zbatuar projekti pilot me banorët e rajonit 5.

“Në asnjë moment të vetëm nuk duhet të dyshoni se nuk ka përfaqësim më të mirë të qytetarëve se sa Partia Socialiste me Kryeministër Edi Ramën. Kjo është diçka që ne e kemi ndjerë në këtë mandat dhe përseri kërkojmë besimin që kjo qeveri me vision si askush tjetër më parë, ka bërë për Vlorën. Për më tepër në këtë lagje që, në atë çka ne prekim sot, në kontaktin e drejtpërdrejtë dhe takimet derë pas derë me njerëzit e pamë se kjo është një model për të treguar se rilindja di të bëjë dhe të mbajë premtime. Kjo lagje është kthyer në model, është fare e lehtë për ne të themi se ashtu sikurse kjo lagje është bërë, ashtu do të vazhdojë dhe lagja tjetër që është ngjitur me të. Ne kemi përgjegjësinë maksimale për të përfaqësuar jo vetëm ju por për të ngritur edhe zërin në parlament dhe përfaqësuar Partinë Socialiste”, u shpreh Bello.

Kandidatja Elona Hodaj në fjalën e saj ftoi banorët e kësaj zone të votojnë numrin 2 dhe Partinë Socialiste në 25 Qershor.

“I kam jetuar të dyja kohët.Edhe kur ishte qeveria e mëparshme dhe koha kur drejton qeveria e sotme me Kryeministrin Edi Rama. Nuk flitej në atë kohë as për fonde e as për investime, toleranca ishte zero, sidomos për qytetin e Vlorës. Sot në krye të qeverisë është lideri Edi Rama që e ka ndërruar faqen e të gjithë Shqipërisë. Qeveria Rama realizoi projektin ‘Lungomare’, ‘Transballkaniken’, shumë e shumë projekte e ndër të tjera ato në zonën tuaj”, theksoi Hodaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com