[sgmb id=”1″]
4 ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha do të denonconte komandantin e RENEA-s Sokol Poçari, pasi ai është paraqitur në vendin e punës i dehur.
Në denoncimin që Berisha e kishte marrë nga “Renea-si Digjital”, shkruhej gjithashtu se drejtori i Forcave Lëvizëze Operacionale (FLO) Sokol Bizhga, me të parë këtë ngjarje, ka pezulluar Poçarin e madje, i ka kërkuar të bëjë dhe testin e alkoolit.
Por këtë të enjte është konfirmuar zyrtarisht dhe largimi i Komandatit të RENEA-s Poçari, i cili do të zëvendësohet nga Vasillaq Sota, shef i trajnimeve tek FLO. Sota është në këtë post I komanduar.
Më poshtë po risjellim edhe njëherë mesazhin e ish kryeministrit Berisha, disa ditë më parë, kur denonconte rastin.
Postimi i plotë i Berishës:
Drejtori i forcave Lëvizëse Operacionale (FLO)
Skandal! Komandanti i Reneas, Sokol Poçari i dehur dhe i bere tap pezullohet nga Sokol Bizhga!
Reneasi dixhital denoncon:
Komandantin e Reneas, Sokol Poçari
– i dehur dhe bere tap nga alkoli,
– pezullOhet nga detyra nga Sokol Bizhga,
Drejtor i FLO dhe pas urdherit te pezullimit Bizhga kerkon ti behet
– testi i alkolit dhe per kete qellim sjelle njisitin e policise rrugore
– Poçari refuzon ti nenshtrohet testit dhe
– rrjeshton efektivin me te gjitha paisjet qe ta mbroje ate nga testi i alkolit.
Kurse Bizhga jep urdher te shperndahen efektivet te mbledhur per te mbrojtur Komandant sarahoshin nga testi i alkolit.
Skena tragjikomike ne ate qe duhet te jete reparti me serioz i policise se shtetit. Oficeri denoncon gjithashtu
– futjen ne radhet e Reneas nga Çako dhe Saje qorri, te banditeve te Shullazit dhe bandave te tjera!
“Pershendetje Doktorr ne rep.special eliten e policise se shtetit RENEA diten e djeshme ishte nje shfaqje aspak e kendeshme ku komandanti i atij reparti Sokol Poçari ne gjendje tejet te rendua nga alkoli i dehur totalisht qe njifet per drejtimin e paaftesis profesionale ku dhe humbi jeten ne operacion ne lazarat Ibrahim Basha per mungese drejtimi diten e djeshme kan bere llafe dhe debate me Drejtorin e forcave levizese operacionale FLO z. Sokol Bizhga ku ky i fundit i komunikon pezullimin dhe kerkon te kryhet testi i alkolit ku behen komik ne prani te forcave renea njeri jep urdher kom i reneas qe rreshton efektivin me paisje qe ta mbrojn nga testi i alkolit tjetri jep urdher qe te shperndaheshin dmth drejtori i flos ky eshte treguesi i drejtimit te rep special ku ka besim kominiteti per zgjidhjen e situatave me te nderlikuara qe krijohen. Dua te shtoj se ne kete repart jane levizur per keto kater vite 60% e efektivit dhe nga Saje qorti dhe Çako jane marre jasht kritereve ligjore ku ne mes tyre ka edhe persona qe jane me lidhje me bandat i ajo e Shullazit dhe bandat tjera te rrezikshme flm”