[sgmb id=”1″]
Një adoleshente nga Fieri ka bërë kallëzim penal në Polici, pasi i fejuari i saj kishte tentuar ta prostituonte në Greqi.
Çifti ishin njohur në Fier, ku më pas mes tyre kishte lindur një lidhje dashurie.
Sipas dëshmisë së vajzës, 30-vjeçari me iniciale D.M kishte tentuar ta prostituonte 18-vjeçaren me iniciale E.K duke i thënë se në këtë mënyrë jeta e tyre do përmirësohej.
Ata kishin qëndruar të lidhur për një periudhë prej 6 muajsh, me dijeninë e të dyja familjeve dhe vetëm një muaj më parë kishin vendosur që të shkonin në Greqi, për të përmirësuar jetesën me të ardhurat që do të përfitonin.
4 ditë pasi kishin mbërritur, i fejuari i saj i kishte thënë se kishte gjetur punë në një restorant, kurse ajo do të kryente marrëdhënie seksuale me njerëz, të cilët duhet t’i siguronte në këto restorante, që shërbenin për turistë.
Ai madje e ka siguruar se edhe ai do ta ndihmonte t’i gjente njerëz, meqë punonte aty, sepse në këtë kohë kishte shumë turistë të interesuar.
Pasi ka dëgjuar gjithçka, vajza ka bërë rezistencë ndaj tij duke u larguar nga banesa dhe duke u kthyer në Shqipëri.
Ajo ka mbërritur në Fier ditën e mërkurë në mëngjes dhe po atë ditë i është drejtuar komisariatit për ta vënë nën akuzë partnerin e saj, me të cilin kishte thurur ëndrra për të krijuar familje.
I dyshuari është i shpallur në kërkim nga policia.