Loading...

Humbin në Tiranë dy adoleshentë amerikanë!

[sgmb id=”1″]

Dy adoleshentë amerikanë rezultojnë të humbur në Tiranë. Denoncimi është bërë një ditë më parë rreth orës 12:00.

Sipas bluve, shtetësja amerikane Andre Grace B., ka denoncuar se 2 ditë më parë në datën 30 maj, dy fëmijët me inicialet T. B., 17 vjeç dhe  T. B., 14 vjeç janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më.

Sipas të dhënave, dy adoleshentët janë me probleme mendore. Sipas policisë, 17-vjeçari i humbur është 180 cm i gjatë, ka veshur këpucë kafe, me xhinse ngjyrë blu dhe një bluzë me jakë ngjyrë gurkali. Ndërsa 14-vjeçari është 150 cm i gjatë, ka flokë të zeza dhe ka veshur një bluzë ngjyrë jeshile.

Mësohet se fëmijët janë parë për herë të fundit në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com