[sgmb id=”1″]
150 persona te cilet kane paraqitur simptoma te renda helmimi jane paraqitur vetem pak me pare ne spitalin rajonal te Peshkopise.
Shkak i ketij helmimi sipas burimeve te para duket te jene bere disa embelsira qe keto persona kane konsumuar ne nje pasticeri. Te gjithe keto paciente kane deklaruar se kane konsumuar torta dhe embelsira te tjera ne te njejten pasticeri.
Drejtoria e shendetit publik ka marre disa mostra dhe i ka derguar ato per kontrolle te detajuare ne Tirane. Ne bashkepunim me inspektoriatin e drejtoris ushqimore pasticeria eshte bllokuar per verifikime te metejshme.