Loading...

GJENDEN 2 MILIONË PAUND KANABIS NË KOMPLEKSIN BËRTHAMOR NËNTOKËSOR.

[sgmb id=”1″]

Në një bunker bërthamor të ngritur gjatë luftës së ftohtë ka shërbyer si bazë për kultivimin e kanabisit, vlera e të cilit arrin në 2 milion paund në vit.
Kompleksi nëntokës me 20 dhoma ishte ndërtuar për të shpëtuar personalitetet në rast të ndonjë lufte bërthamore.

Objekti i pajisur me dyer shpërthimi bërthamor, kompleksi bëhet një vend pothuajse krejtësisht i padepërtueshëm dhe policëve ju desh të prisnin jashtë gjatë një bastisjeje në mesnatë.

Tre janë kriminelët që kanë organizuar aktivitetin e pazakontë nëntokësor, e cila kishte filtruar energjinë elektrike brenda ndërtesës duke investuar 250 mijë paund, ndërsa ishin 140 mijë funte për pajisje të tjera. Brenda fabrikës ishin kultivuar 4 mijë bimë kanabis, të cilat janë rritur me ndriçim të sofistikuar.

Hyrja në ndërtesë ishte e pamundur për policët dhe e vetmja zgjidhje ishte marrja e çelësave tek kultivuesit. Fabrika e drogës në Bristol të Britanisë ishte aq e madhe sa u deshën 10 ditë për ta pastruar gjatë një bastisjeje në shkurt. Prodhimi bëhej për gjashtë javë ndërsa shitej në jugperëndim të vendit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com