[sgmb id=”1″]
Përplasje e bujshme politike sot mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kreut të LSI Petrit Vasili. Basha tha se “sh.pk-ja e Metës” do merrte fund dhe se faturën e humbjes do e mbante Vasili ndërsa ky i fundit e cilësoi Bashën si “mosmirënjohës” ndaj Metës dhe Berishës.
“E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president. Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash”, i tha publikisht Vasili Bashës.
Sakaq, spikeri i lajmeve Bledian Koka flet për një “darkë sekrete” në shtëpinë e botuesit Fahri Balliu mes Metës dhe Bashës. Meta sipas Kokës, i ka propozuar liderit të PD-së postin e Presidentit por ai nuk ka pranuar.
KOMENTI I PLOTË I BLEDIAN KOKËS:
Darka e gabuar…
Gjate kohes se diskutimeve per paketen McAllister, nje takim i fundit u zhvillua ne shtepine Fahriut. Te ftuar ishin miku i tij i ngushte Ilir Meta dhe partneri i tij elektoral Lulzim Basha. Aksh zera thone se Ilir Meta i propozoi Bashes qe te merrte Presidentin dhe disa drejtori si pjese e marreveshjes per zgjidhjen e krizes, por pergjigja e Bashes qe parimore: “Nuk e dua Presidentin se dua te behem Kryeminister”. Ilir Meta u mundua per here te fundit ti jepte doren e ndihmes Bashes per te mos humbur identitetin politik, por ai nuk e pranoi sepse Kryetari i PD-se kishte plane te medha pas 25 Qeshorit…
p.s…ai kishte vendosur tashme qe te behej Zv.kryeminister i Edit ose Kryetar i Kuvendit te Rames