Loading...

Gabon media për vrasjen, mjeku: Çfarë thoni, është gjallë.

[sgmb id=”1″]

Atentati i rëndë që ka ndodhur pak më parë në kryeqytet ka shkaktuar konfuzion dhe një rrëmujë në komunikimin mes mediave dhe policisë. Ka qenë policia ajo që ka bërë me dije fillimisht se Tefik Hyka ka ndërruar jetë, por pak më parë, një prej mjekëve që i kanë dhënë ndihmën e parë biznesmenit, ka bërë më dije se Hyka nuk ka ndërruar jetë, por është i plagosur.

 “Çfarë thoni ore? Është plagosur, është rëndë. Ka marrë një plumb në kokë dhe një në gjoks, pranë zemrës”, – ka thënë mjeku i nervozuar në një komunikim me Klodiana Lalën.Rreth orës 10:15 policia ka bërë me dije se një atentat mafioz me një të vdekur kishte ndodhur në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë.

Ardi Veliu, drejtor i policisë së Tiranës ka bërë me dije se janë shoqëruar dy persona të dyshuar për ngjarjen si dhe femrën që ishte në shoqërinë e Hykës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com