[sgmb id=”1″]
Një debat ka plasur mes drejtuesit të emisioni Blendi Fevziu dhe kryeministrit Rama në emision “Opinion”.
Teksa Fevziu i ka përmendur takimin vetëm për vetëm në Presidencë dhe më pas takimin në ditën ndërkombëtare të homoseksualëve, Ramës duket se nuk i ka pëlqyer pyetja dhe kjo lidhje që gazetari përmendi, shkruan opinion.al
Ja debati mes tyre:
Fevziu: Pasi ishit mbyllur edhe një herë në Presidencë vetëm për vetëm, në ditën ndërkombëtarëve të geive, mbylleni 6 orë dy burra, vetëm për vetëm, pa pranin e kamerave, të vëmendjes publike, transparencës së plotë dhe mbyllni një marrëveshje. Cili ishte çelësi i kësaj marrëveshje?
Rama: Së pari njëherë Fevzi të gjithë njerëzit janë të barabartë. Janë të respektuar. Nuk të takon që në studion tënde të fyesh një komunitet të tërë njerëzish.
Fevzu: Kush po fyen. S’mund të më thuash mua fyen.
Rama: Se çfarë them unë është ajo që unë dua të them. /opinion.al