[sgmb id=”1″]
Në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet në Lagjen “Shënkoll” Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh.
Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë. Shtetasi G.B, 60 vjeç banues në Elbasan dhe shtetasi A.B, 49 vjeç banues në Elbasan, (vëllezër), të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte. Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por gjatë tentativës për ti shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brënda punishtes. Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.