[sgmb id=”1″]
Ndërkohë që kundërshtari i tij i madh në këto zgjedhje Ilir Meta kishte zgjedhur një tjetër emision mëngjesi për ta sulmuar, “Koha për tu zgjuar”, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në të njëjën orë në “Wake Up” në Top Channel, ku zbuloi edhe disa detaje nga jeta e tij personale.
Mes të tjerave kreu i qeverisë tregoi se si është jeta e tij e përditshme, duke nisur që nga mëngjesi herët kur nis ditën e punës.
“Kafeja e parë është me Lindën në ballkon, më pas vazhdoj në zyrë me dy kafe të tjera. Gjatë fushatës kalon në një regjim automatik. Linda kujdeset për zërin tim. Ndërsa janë edhe dy njerëz të tjerë, që më kanë në dorë: Endri Fuga dhe shoqëruesi im Feti Zeneli. Ata më thonë zgjohu, hip, zbrit…”
Në lidhje me përjetimet që kanë familjarët për akuzat dhe kritikat e ashpra që merr nga kundërshtarët e tij politikë dhe mediatik, Rama tha se, “Kam një antiplumb të padukshëm, për kritikat që shkojnë te familja”.
Kryeministri shpjegoi edhe habinë e madhe të njerëzve që e pyesin shpesh në faqen e tij në facebook, se ku e gjen kohën që tu përgjigjet gjithë komentuesve. Për këtë “mister” ai deklaroi, se kohën për t’u kthyer përgjigje atyre që i komentojnë, e gjen gjatë udhëtimeve me makinë, ose natën vonë.