[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim odest, pa tone entuziaste, pavarësisht fitores së thellë të Partisë Socialiste, e cila i jep mundësinë që ajo ta formojë qeverinë e vetme.
Rama ka falenderuar votuesit dhe ka bërë thirrje për bashkim, pavarësisht ngjyrave politike.
Ai ka falenderuar publikisht edhe Lulzim Bashën, që sipas tij, në 18 maj vuri përpara Shqipërinë, para interest personal.
“Unë dua ta rikonfirmoj publikisht dëshirën për ta pasur si busull marrëveshjen e 18 majit, në marrëdhëniet e qeverisë me opozitën.
Dua ta falenderoj sot Lulzim Bashën, për faktin se më 18 maj vuri Shqipërinë përpara interesave personale.
Marrëveshja është ajo që është dhe jo ajo që cinikët e kazanit donin t’i bënin shqiptarët të besonin se ishte“, tha Rama