[sgmb id=”1″]
Policia britanike tha se dy incidente terroriste goditën të shtunën mbrëma në Urën e Londrës dhe në një zonë aty pranë, kur sipas dëshmitarëve një furgon goditi turmën e këmbësorëve dhe disa persona u therën me thika.
Autoritetet thanë se gjashtë persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën pas sulmuesit çuan një furgon në këmbësorëve në Urën e Londrës dhe më pas therën me thikë klientët në restorantet pranë.
Tre sulmuesit meshkuj u qëlluan për vdekje nga policia në afërsi tregut Borough, pak minuta pas incidentit, në rreth orës 22 sipas kohës lokale, mbërmjen e 3 qershorit, thanë autoritetet.
Policia tha se po i trajton incidentet si veprime terroriste, ndërsa më herët kryeministrja britanike Theresa May, tha se “incidentet e tmerrshme” po trajtohen “si akte të mundshme terroriste”.
Dëshmitarët thanë së disa persona janë plagosur, ndërsa agjencitë britanike thanë se mund të ketë më shumë se një të vdekur.
Agjencitë thanë se policia është vënë në kërkim të tre personave të armatosur.
Britania e Madhe është në shkallë të lartë të alarmit pas incidenteve të fundit dhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit.
Vetëm pak ditë më parë, një sulmues vetëvrasës vrau 22 persona gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande në Mançester.