Loading...

E KAPIN ME CA TUFA ÇAJ NË MALIN GRAMOZ, E TURPSHME AJO QË GREKËT I BËNË SHQIPTARIT 55-VJEÇ.

[sgmb id=”1″]

Një burrë shqiptar i moshës 55- vjeçare është arrestuar ditën e djeshme nga policia greke, pasi kishte kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin me shtetin fqinj në malin Gramoz, ku kishte dalë për të mbledhur çaj.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cilat shkruajnë se 55-vjeçari shqiptar është arrestuar në flagrancë me një sëpatë dhe 2 kilogramë e 900 gramë bimë aromatike dhe medicinale në pyll. Rrjedhimisht, për “krimin” e kryer do të marrë edhe ndëshkimin që meriton, e për më tepër do të shtohet këtu edhe përdorimi i sëpatës si armë e ftohtë.

Mbi të rëndon akuza e dhunimit të hapësirës pyjore dhe hyrjes në mënyrë të paligjshme në distriktin grek të Kastorias, i cili ndodhet në anën tjetër të malit Gramoz.

Pyetja është, çfarë do të ndodhë me këtë dhe shumë shqiptarë të tjerë të Prespës së Vogël, të cilët të vetmen mënyrë për të siguruar jetesën kanë mbledhjen e çajit dhe bimëve të tjera në pyll, shitjen e tyre dhe fitimin e të ardhurave? Vetë banorët shprehen se kemi të bëjmë me një zonë ku shteti nuk ka vënë dorë e nuk ka bërë asnjë investim.

Madje, edhe liqeni është tharë e është kthyer në kënetë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com